Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 10:19

Shkodër – Shkodra dhe Prishtina pritet që të kenë një intensifikim të marrëdhënieve mes tyre nga sa ka qënë deri më tani. Kjo është vendosur në një takim mes kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, të zhvilluar në zyrën e këtij të fundit.

Kryebashkiaku Luka tha për ATSH-në se, “vizita e delegacionit të bashkisë së Shkodrës në Prishtinë ishte shumë frytëdhënëse. Prishtina dhe Shkodra janë dy qytete që kanë pasur lidhje dhe bashkëpunim të hershëm, por gjatë këtij takimi u vendosën edhe shumë ura të tjera bashkëpunimi, jo vetëm në fushën e sportit, por edhe në fusha të tjera, duke filluar nga kultura dhe arti e për të vijuar edhe me sektorin ekonomik, duke aktivizuar dy dhomat e tregtisë që të ushtrojnë veprimtarinë e biznesit në të dy anët e kufirit me kushte lehtësuese nga qeverisjet vendore të të dy instucioneve.”

Krerët e qeverisjes vendore, Luka dhe Mustafa, i kanë dhuruar njëri tjetrit disa dhurata simbolike nga historia dhe trashëgimia e të dy qyteteve.