Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 11:10

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga udhëtoi dje për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë, me ftesë të presidentit Gjorgjo Napolitano.

Gjatë vizitës në Itali, presidentja Jahjaga do të marrë pjesë në manifestimin qendror të shënimit të 150 vjetorit të Bashkimit kombëtar italian.

Po kështu, Jahjaga do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “La Citta Interetnica”, në të cilën ajo do të mbajë një fjalim.

Në konferencë do të flasin edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, presidenti i Italisë, Gjorgjo Napolitano, presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Misheline Kalmi-Rej e udhëheqës të tjerë të lartë shtetërorë.