Lajme Shqip Saturday, 25 June 2011 15:35

Prishtinë – Sipas burimeve të Portalit LajmeShqip.com, rreth rreth orës 04:00 të mëngjesit të së shtunës, pas një konflikti verbal që eskaloi me të shtëna armësh, në Fushë-Kosovë, është vrarë Ali Rexhepi (i njohur si Ali Alltia), bashkëpronar i objektit ku është lokali i biznesit “Ben-af”, në qendër të Prishtinës.

Incidenti ka ndodhur në kafenenë “Santiago Bernabeu”, në Fushë-Kosovë dhe, sipas burimeve të Portalit LajmeShqip.com, në vendngjarje ka vdekur edhe një person i dytë dhe janë plagosur katër të tjerë. (LajmeShqip.com)