Lajme Shqip Wednesday, 03 April 2013 19:27

Prishtine – Kryeministri Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për bisedimet me Serbinë.

Pavarësisht se nuk është arritur marrëveshja Thaçi ka thënë se asgjë nuk ka përfunduar.

“Procesi nuk mund ta shpallim si të përmbyllur apo të dështuar, shpresoj se Serbia do të reflektojë dhe ta pranojë marrëveshjen”, ka thënë Thaçi.

“Nuk është e lehtë të arrihet marrëveshja për asnjë një lider por askush nuk duhet të mbetet peng I së kaluarës”, ka thënë ai.

Sipas tij, asociacioni që do të krijohet do të jetë sipas ligjeve dhe Kushtetutës dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive ose legjislative.

“Sistemi i drejtësisë do të jetë unik dhe sipas ligjeve të Kosovës. Policia po ashtu do të jetë sipas ligjeve kosovare dhe sipas hierarkisë aktuale”, ka thënë ai.