Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 11:07

Prishtinë – Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, e shënon sot 12 vjetorin e Çlirimit nga administrate, forcat ushtarake, policore e paramilitare të regjimit pushtues të Beogradit.

Flamauj të shumtë kombëtarë, shtetërorë dhe të vendeve mike të Kosovës, janë vendosur nëpër sheshet e kryeqytetit.

Sot janë paralajmëruar të bëhen homazhe te heronjtë e kombit, varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Prishtinë dhe te varret dhe personalitetet e shquara të vendit, që gjenden në kryeqytetin kosovar.

Gjithashtu, për nder të kësaj dite, do të zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme sportive, përfshirë takime vëllazërore në futboll midis futbollistëve kosovare dhe skuadarave nga Republika e Shqipërisë.

11 Qershori konsiderohet si Dita e Çlirimit të Prishtinës. Një ditë para hyrjes së forcave të NATO-së në Kosovë, njësite të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin hyrë fitimtare në Prishtinë, duke ngritur flamurin kombëtar në disa pika në kryeqytet.