Lajme Shqip Sunday, 22 June 2014 12:02

Me shumë dyshim partitë opozitare po presin përgjigjen që do ta kthejë Gjykata Kushtetuese lidhur me mandatarin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Dy partitë opozitare, LDK-ja dhe LVV-ja shfaqin dyshime ndaj kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, nëse do të jetë i paanshëm në interpretimin për mandatarin për kryeministër të Kosovës.

Sipas mendimit të liderit të VV-së, Albin Kurti, “Hasani, në fakt, është shumë më tepër i kujdesshëm për kontekstin politik dhe faktorët që do të bëjnë trysni në të sesa për frymën dhe germën e Kushtetutës”, raporton gazeta Zëri.

Një lloj presioni të llojit të vet paraqet edhe paralajmërimi i djeshëm i kreut të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka paralajmëruar Gjykatën Kushtetuese “që të mos bëjë ndonjë aktgjykim si në rastin e interpretimit të çështjes së mandatit të presidentes Jahjaga, kur u tha se ajo do të jetë në detyrë deri në vitin2016”.