|
|
e Shtunë, 09 Qershor 2012 09:41 Tiranë (PLOTESUAR 13:05)- Kryetari i PS, Edi Rama ka dalë në një komunikim me median lidhur me vendimet e kryesisë së PS. “PS do të qeverisë Shqipërinë vitin e ardhshëm dhe unë si njeriu që vitin e ardhshëm të kem përgjegjësinë që do qeverisë “, tha kreu i PS.
Ai deklaroi se ka shumë pak gjëra të cilat ndajnë konsensusin me PD për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. “ Shumë pak gjëra e ndajnë opozitën me qevrinë për të hapur dritën në tunelin e një krize që duhet të mbarojë. Kemi mundësi t’i drejtohemi familjes evropiane. Uroj mbështetjen e presidentit të ri konsensual dhe shqiptarët të marrin atë që meritojnë”, tha Rama.
Ai konfirmoi gatishmërinë e opozitës për arritjen e konsensusit. “Jemi të gatshëm që tani, në cdo orë ditën e natë që para raundit të katërt të dalim para shqiptarëve e tut hemi: U arrit marrëveshja e domosdoshme. Nuk kemi në këtë process asnjë tundim që të ccfokusohemi nga qëllimi I madh që mishëron interesin kombëtar. Nëse do ishim shumica, nuk do të ishim ngritur nga tavolina pa i dhënë zgjidhje bashkë me pakicën për këto probleme”, deklaroi kryesocialisti. PS deklarohet e gatshme për të pritur çdo ftesë për të gjetur zgjidhjen. (LajmeShqip.com))
*********************************************
Tiranë (PLOTESUAR 11:00)- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mblodhi sot kryesinë e partisë, ku u diskutua qëndrimi që forca me e madhe në opozitë do të mbajë për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.
Mbledhja me dyer të mbyllura nisi në mëngjes në orën 08:45 minuta dhe zgjati plot 2 orë. Shume shkurt per mediat, deputeti Bashkim Fino tha se ‘Do vazhdojmë në linjën e konsensusit për Presidentin. Gramoz Ruçi do ftojë Astrit Patozin për konsensus”. Sipas Finos dhe Malaj, sot nuk jane diskutuar emra, por modalitetet per zgjedhjen e presidentit te ri te republikes.
Megjithate pritet qe Rama ne oren 12:00 te njoftoje zyrtarisht qendrimin e kryesise se PS per zgjedhjen e presidentit. (LajmeShqip.com)
***************************************
Tiranë -Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur sot rreth orës 08:45, kryesinë e partisë socialiste.
Gjatë kësaj mbledhjeje, mësohet se do të diskutohet për qëndrimin që do të mbajë opozita lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Ndërkaq pritet nëse PS, do të propozojë sot apo jo, emra konkretë për garën presidenciale në përpjekje të arritjes së konsensusit me mazhorancën.
Një ditë më parë, kandidati i përzgjedhur nga maxhoranca për postin e Presidentit të ri të Republikës, Xhezair Zaganjori u tërhoq nga gara duke mos pranuar të jetë kandidat për në raundin e katërt, i cili do të mbahet të hënën në ora 10:00. Ai tha se “për mua ka rëndësi fakti, që opozita nuk ka besim tek unë dhe do të paragjykohet çdo vendimmarrje e imja, në një kohë që Shqipëria përballet me sfida të jashtëzakonshme”.
Ndërsa Kryetari i LSI-së, Ilir Meta u shpreh se tërheqja e z.Zaganjori nga gara presidenciale, ishte një iniciativë tërësisht sovrane e tij dhe që konfirmon edhe një herë integritetin dhe personalitetin e tij. Meta tha se tërheqja e z.Zaganjorit, është një mesazh për klasën politike për të reflektuar dhe për të bërë përpjekje për konsensus, sikurse për t’i dhënë zgjidhje kësaj cështje ku sovrani mbete Parlamenti. Nga an e tij, kreysocialisti Edi Rama deklaroi të premten se “jemi plotësisht të vullnetshëm të japim konsensusin për një kandidaturë që duhet identifikuar pa humbur kohë, përmes dialogut mes të gjitha palëve”.
Duke bërë thirrje njëkohësisht për vazhdimin e dialogut konstruktiv për zgjedhjen e presidentit, pa kushte dhe paragjykime, Rama theksoi se “tërheqja pas e kandidatit jokonsensual rihap rrugën e konsensusit dhe i jep mundësinë opozitës të konfirmojë qëndrimin e vetë publik”. (LajmeShqip.com)