|
|
e Hënë, 03 Tetor 2011 11:11 Preshevë - Abetarja në gjuhën shqipe, që iu dhurua nxënësve të Luginës së Preshevës nga qeveria shqiptare, me rastin e vitit të ri shkollor, nuk I ka simbolet kombëtare dhe ato shtetërore.
Sipas një faksi, zyrtarë, rezulton se Ambasadori i Republikës së Shqipërisë ë Beograd Shpëtim Çaushi, ka dhënë pëlqimin e tij për këtë akt.
Në një letër zyrtare të shkruar në serbisht dhe që i drejtohet Ministrit të Arsimit e Shkencës së Serbisë, ambasadori shqiptar shkruan mes të tjerash se “kemi nderin t’ju njoftojmë që organet përgjegjëse shqiptare janë dakord me sugjerimet e shprehura në letrën tuaj dhe që Abetarja dhe Fletorja e Punës të riprodhuara, të mënjanojnë simbolet kombëtare dhe shtetërore”..
Dakord për çfarë?!…
Shqiptarëve të Luginës së Preshevës i’u është mohuar e drejta që flamuri kombëtar të figurojë, madje, edhe në brendi të Abetares së shkollarëve të klasës së parë.
Qeveria serbe ka kërkuar që ky libër të hiqet nga përdorimi, pikërisht për shkak se në faqen ku mësohet shkronja F, figuron flamuri kombëtar shqiptar.
Dhe kjo është pranuar nga Tirana zyrtare. Qeveria e Shqipërisë në datën 14 shtator nga dërguar si “dhuratë” në Luginën e Preshevës një mijë copë Abetare, të punuara me “standardet” e kërkuara nga qeveria e Serbisë, pra duke hequr flamurin dhe simbolet tjera kombëtare nga brendia e saj.
Paraprakisht, kësaj i ka prirë një dakordim nga vetë Ambasada e Shqipërisë në Beograd. Ambasadori, Shpëtim Çaushi, me një letër drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës të Serbisë, kishte përcjellë pëlqimin për ta ndërruar, respektivisht për ta shkombëtarizuar Abetaren për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Veç flamurit, nga Abetarja që iu dedikohet nxënësve shqiptarë të Luginës së Preshevës, Shkodra është zëvendësuar me Nishin dhe shumë toponime e emërtime shqiptare, janë zëvendësuar me ato serbe.
Nxënësit shqiptarë të Preshevës, kur të mësojnë shkronjën SH, do të mësojnë se “qyteti i NISHIT është qytet i bukur”, ku në origjinal është “SHKODRA është qytet i bukur”. Për të gjitha këto, ka qenë dakordimi dhe pëlqimi paraprak skandaloz i shtetit dhe i diplomacisë së Shqipërisë.
Protesta…
Sapo janë njohur me këtë fakt, banorët e Preshevës kanë mbushur rrugët e tyre me postera të ambasadorit shqiptarë në Serbi, Shpëtim Çaushi dhe një me mbishkrimin “Shpëtim…mos ma prek abetaren”