Lajme Shqip Friday, 23 October 2015 10:58

Kuvendi i Kosovës sot në orën 16:00 ta vazhdojë seancën e ndërprerë disa herë nga partitë politike në opozitë.

Kosovës, e ka takuar kryeparlamentarin Kadri Veseli. Ambasadori amerikan ka konfirmuar përkrahjen e tij për vazhdimin e seancës së sotme plenare, duke e konsideruar të rëndësishme që Kuvendi i Kosovës ta vazhdojë punën dhe të miratojë ligje që janë qenësore për Kosovën.

Delawie i ka porositur partitë opozitare mos të përdorin dhunë në institucione.

“Për ata njerëz që sjellin armë në Kuvendin e Kosovës dhe i përdorin kundër kolegëve të tyre, unë kam një mesazh: Ju po e lëndoni ekonominë e Kosovës, ju po rrezikoni që Kosova të izolohet nga komuniteti euroatlantik, ju po vëni në rrezik shanset e Kosovës për liberalizmin e vizave, ju po i vononi shanset e Kosovës për njohje të reja”, ka deklaruar dje ambasadori amerikan Greg Delawie.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të kthehen në Kuvend dhe së bashku të punojnë për të mirën e vendit.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë kërkuar që Kuvendi të mos mbajë më seanca derisa të tërhiqen nënshkrimet nga dy marrëveshjet, nga ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nga marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Opozita ka paralajmëruar se edhe sot do ta pamundësojnë mbajtjen e seancës. /Zëri/