Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 14:26

Ka ndodhur në qytetin bavarian (Gjermani) Fürstenfeldbruck nga mesi i javës që shkoi.

Policia ishte nisur për t`i dëbuar nga Gjermania dy familje kosovare me gjithsej 16 anëtarë.

Por në qendrën ku ata ishin të strehuar policët mundën të gjenin vetëm njërin nga të gjithë ata.

Mbetet krejtësisht e paqartë se ku kanë mundur të “zhduken” 15 refugjatët në këtë mënyrë, shkruan merkur.de.

Por ky nuk është rast i vetmuar. Ngjashëm ka ndodhur edhe me një refugjat tjetër kosovar, i cili kishte për të marrë paratë e xhepit në qendrën e tij të strehimit në Fliegerhorst.

Përgjegjësit në këtë qendër kishin njoftuar menjëherë policinë pasi që ky person ishte prej kohësh në listën për t`u dëbuar, transmeton albinfo.ch.

Por dëbimi i tij, në muajin shtator kishte dështuar pasi që ai, sikur tash 15 bashkatdhetarët e tij, thjesht, ishte “zhdukur”.

Ndërsa tash policia e ka marrë atë por sërish e ka liruar.

Shkaku i lirimit: kosovari, në momentin kur është dashur të arrestohej (në muajin shtator) është dashur të ishte në Ingolstadt, por atje nuk e kishin gjetur. Tash, policia e ka liruar atë me lutjen që të shkojë sërish në Ingolstadt, shkruan gazeta.

Atkinson tregon asetet gjatë relaksimit në Kubë (FOTO)

Gemma Atkinson shfaq asetet dhe barkun e bonifikuar derisa relaksohet pranë pishinës në një ditë me diell në Kubë.

Aktorja 30 vjeçare ka zgjedhur të relaksohet në Kubë derisa ka marrë pushim nga filmimi i telenovelës në të cilën luan, transmeton lajmi.net.

Gemma ka veshur një palë bikini rozë dhe ka ecur me kujdes pranë pishinës, para se të hynte përlotim në ujit e freskët.