Lajme Shqip Wednesday, 22 June 2011 11:56

Prishtinë – Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e kanë hequr binën ku parashihej të mbaheshin fjalimet e Lëvizjes Vetëvendosje, në protestën e sotme, “Kundër hajnisë”, të organizuar nga kjo e fundit.

Një orë para se të fillojë protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe e ka hequr binën që ka qenë e vendosur nga Vetëvendosja para ndërtesës së Qeverisë, në të cilën planifikohej të mbaheshin fjalimet.

Gjatë aksionit të policisë, kishte një rezistencë nga aktivistët e Vetëvendosjes.