Lajme Shqip Thursday, 11 April 2013 08:34

Podujevë – Katër persona janë plagosur me armë zjarri në një përleshje fizike në “Caffe bar ABC +” që ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00 në Podujevë.

Dy prej të plagosurve nuk kanë qenë pjesëmarrës në përleshje – njëri ishte kamerier i kafenesë dhe personi tjetër vetëm i pranishëm në përleshje.

Ndërsa dy të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Komandant i Policisë në Podujevë, Isak Ejupi ka thënë se në një përleshje fizike në një kafe katër persona janë plagosur prej tyre dy që nuk kanë qenë pjesëmarrës.

“Kur kishte filluar zënka një person ka hyrë dhe ka shtënë me armë zjarri, duke i lënë të plagosur 4 persona. Prej tyre kamerierin e kafesë dhe një të pranishëm rasti”, ka thënë Ejupi, për Gazetën Express.

Ai gjithashtu ka thënë se dy të dyshuar janë arrestuar, të cilët janë duke në mbajtje deri në vendimin e gjykatës.

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Kosovës, Brahim Sadriu.

Nga ana tjetër, edhe shërbimi emergjentë në Podujevë ka njoftuar se katër persona të plagosur janë sjell ndërsa pas marrjes së ndihmës së parë janë transferuar për në Qendrën Klinike Universitare.(G.E/LajmeShqip.com)