Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 10:05

Zyra e Prokurorit disiplinor ka pranuar gjatë këtij viti 270 parashtresa të cilat janë adresuar ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të niveleve të ndryshme të gjykatave dhe prokurorive në Kosovë.

Drejtori i Zyrës së Prokurorit Diciplinor Zef Prendrecaj tha për Radio Kosovën se po zhvillohen hetime ndaj disa gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët dyshohen se duke keqpërdorur pozitën që mbajnë, kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Drejtori i Zyrës së Prokurorit Diciplinor Zef Prendrecaj bëri të ditur se nga 270 parashtresa ndaj një numri të madh të tyre janë zbatuar hetime paraprake. Ndërkaq për 29 raste janë hapur hetime disiplinore thotë Prendrecaj.

“29 raste kemi hapur hetime disiplinore dhe kemi gjetë bazë të dyshimit të arsyeshëm se një sjellje jo e mirë mund të këtë ndodh. Prej këtyre 29 rasteve 13 janë ndaj gjyqtarëve dhe 16 janë ndaj prokuroreve”, tha ai.

Zyra e Prokurorit Diciplinor gjatë këtij viti ka rekomanduar suspendimin e 5 prokurorëve në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe 3 gjyqtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ndërkaq janë shkarkuar nga detyra një prokuror dhe një gjyqtar. Prendrecaj sqaron arsyet e marrjes së këtyre masave dhe bashkëpunimin e qytetarëve me zyrën që ai drejton.

“Pohimet ose pretendimet që na vijnë ne nga qytetaret janë:kryerje të mundshme të veprës penale nga ana e gjyqtareve dhe prokuroreve, pastaj kemi pohime kur gjyqtaret dhe prokuroret vendosin rastin në konflikt interesi,pretendime të vendosjes se rastit në mënyrë të njëanshme,pastaj kemi pretendimet ose pohimet për vonesa,që është numri më i madh i rasteve të cilat ne i pranojmë”, ka thënë ai.

Sipas tij, masat disiplinore janë të parapara me ligj duke filluar prej qortimit, qortimi me rekomandim për masë korrigjuese, ndalja e pagës, ulja në detyrë dhe shkarkimi nga detyra i cili bëhet në rastet e shkeljeve të rënda sqaron Prenderecaj. Drejtori Prendrecaj po ashtu sqaron se nuk varet nga zyra e tij nëse masa e propozur do të shqiptohet.

“Zyra e Prokurorit Diciplior nuk ka për mandat për me kerkue decidivisht masën. Sepse ne propozojme vetem ti shqiptohet një sanksion i sic është paraparë me ligjë e në asnjë mënyrë ti orjentojmë ata se cfarë mase për shkak se ajo është e drejt një e drejte komisioneve disiplinore të shkallës së parë dhe të shkallës së dytë”, ka thënë Prendrecaj.

Në Zyrën e Prokurorit Disiplinor punojnë vetën katër inspektor gjyqësor të cilët hetojnë rastet në nivel vendi. Ndërkaq problemet më të shumta paraqitën ne rajonin e Prishtinës për shkak të numrit të madh të qytetarëve dhe numrit më të madh të gjyqtarëve dhe prokurorëve.