Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 22:14

Elvis Roshi: Letra e plotë e kërkimfaljes

Kavajë – Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi ka kërkuar ndjesë publike pasi historia e treguar nga gruaja e tij për gjoja një rrëmbim nga persona të panjohur të cilët i kishin hequr dhe fëmijën në bark rezultoi e pavërtetë fakt që u pranua edhe nga vetë Griselda Roshi. Më poshtë keni mundësi të lexoni të plotë letrën e hapur të kryebashkiakut kavajas.

DEKLARATË – NDJESE PER PUBLIKUN

Në emër të familjes sime, të babait, nënës, vëllait, motrës dhe të afërmve, si edhe në emrin tim personal, i kërkoj ndjesë opinionit publik për tmerrin e lajmit të djeshëm që sot rezultoi i pavërtetë.

U kërkoj ndjesë bashkëqytetarëve të mi kavajas që ndanë me mua dhe familjen orët e mia më të vështira të jetës duke na ndenjur pranë gjatë kohës kur e vërteta për ne ishte fare tjetër nga sa doli.

U kërkoj ndjesë të veçantë miqve të Partisë Socialiste, që nuk u kursyen në solidaritetin me familjen time.

Falenderoj prokurorinë dhe mjekët e përfshirë në zbardhjen e ngjarjes. Ata bënë gjithçka me shpejtësi, profesionalizëm dhe mirësjellje njerëzore. U kërkoj ndjesë edhe atyre për gjithë atë stres.

Falenderoj edhe median për vëmendjen e veçantë. Kërkoj të na falin për mundimin e tyre dje, të gjithë gazetarët e kameramanët që qëndruan me orë deri natën në rrugën para shtëpisë.

Çdo njeri mund ta kuptojë fare mirë gjendjen shumë të vështirë ku unë vetë ndodhem.

E vetmja gjë që premtoj, me bindjen më të thellë, është angazhimi im maksimal për t’u shërbyer qytetarëve kavajas dhe qytetit tim, me të cilin ndjehem sot në një borxh edhe më të madh.

Edhe njëherë, ndjesë të gjithëve!

Me respekt,

Elvis Roshi

DEKLARATW – NDJESE PER PUBLIKUN

**************************************************************************

Tiranë – Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, kërkoi sot ndjesë publike për lajmin e rrëmbimit të bashkëshortes së tij, që rezultoi i pavërtetë pas hetimeve të prokurorisë dhe policisë.

Përmes një letre të hapur, Roshi reagoi për lajmin se bashkëshortja e tij ishte rrëmbyer dhe detyruar të bënte një lindje të parakohshme.

“U kërkoj ndjesë bashkëqytetarëve të mi kavajas që ndanë me mua dhe familjen orët e mia më të vështira të jetës, duke na ndenjur pranë gjatë kohës kur e vërteta për ne ishte fare tjetër nga sa doli. U kërkoj ndjesë të veçantë miqve të Partisë Socialiste, që nuk u kursyen në solidaritetin me familjen time. Falënderoj prokurorinë dhe mjekët e përfshirë në zbardhjen e ngjarjes. Ata bënë gjithçka me shpejtësi, profesionalizëm dhe mirësjellje njerëzore. U kërkoj ndjesë edhe atyre për gjithë atë stres”, shkruan Roshi në letrën publike.

“Falënderoj edhe median për vëmendjen e veçantë. Kërkoj të na falin për mundimin e tyre dje të gjithë gazetarët e kameramanët që qëndruan me orë deri natën në rrugën para shtëpisë”, shkruan më tej Roshi, ndërsa thekson se “çdo njeri mund ta kuptojë fare mirë gjendjen shumë të vështirë ku unë vetë ndodhem”.

Ndërkohë, ai premton me bindjen më të thellë angazhimin maksimal “për t’u shërbyer qytetarëve kavajas dhe qytetit tim, me të cilin ndjehem sot në një borxh edhe më të madh”.