Lajme Shqip Tuesday, 16 July 2013 09:50

Tiranë – Sa mosmirënjohës janë këta shqiptarët. Nuk i panë gjithë këto arritje, që na vendosin të dytët pas Gjermanisë në Europë, por nxituan pas premtimeve të opozitës, që ishin edhe më bombastike se mrekullia ekonomike që ishte ndërtuar këtu, shkruan tema.
Kështu duket se mendon kryeministri Sali Berisha, që nuk i shkëputet dot rrjetit social, Facebook.
Kësaj here ai shkruan se Shqipëria ia doli duke e pozicionuar veten në një rol kyç për energjinë në Europë.
Sipas Berishës, pas anëtarësimit në NATO, gazsjellësi TransAdriatik është arritja më e madhe për Shqipërinë.
Kryeministri në largim ka publikuar një letër që i kanë dërguar drejtuesit e kompanisë zvicerane AXPO, e cila ka iniciuar e para projektin TAP.
Në letër falënderohet Berisha për punën e palodhshme dhe të paçmuar për suksesin e projektit TAP.
“Falë kësaj, Shqipëria dhe AXPO janë pozicionuar në mënyrën më të favorshme në rajonin e Kaspikut si dhe me partnerët europianë,” thuhet në letër.