Lajme Shqip Thursday, 25 April 2013 12:24

PRISHTINË – Kosova dhe Serbia drejt zbatimit të marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve, sot në Bruksel do të paraqesin planet e tyre në zyrën e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Kosova e ka përgatitur planin e implementimit të marrëveshjes me Serbinë, të përafruar në raundin e dhjetë, të cilin delegacioni i udhëhequr nga zv/kryeministri Hajredin Kuçi, sot do t’ia prezantojë kabinetit të baroneshës Ashton, është bërë të ditur dje në mbledhjen e Qeverisë kosovare.

“Plani i Kosovës është konkret, me akte ligjore, afate kohore dhe aktorë të implementimit. Presim që të kemi planin implementues të dakordësuar deri në 26 prill, siç është e përfshirë në marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që menjëherë të fillojë implementimi”, theksoi kryeministri Thaçi.

Ekipin e Beogradit për zbatimin e marrëveshjes me Prishtinën sot në takimin në Bruksel e kryeson Marko Gjuriç, këshilltari i presidentit të Serbisë.(LajmeShqip.com)