Lajme Shqip Friday, 02 May 2014 12:37

Ka përfunduar takimi i tretë dhe i fundit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe Bashimit Europian. Me këtë rast, kryeministri,Hashim Thaçi tha se marrëveshja do të jetë dokument bazë i cili do të rregullojë marrëdhëniet politike të Kosovës me BE-në deri në aktin e anëtarësimit të shtetit tonë në BE. Thaçi tha se ky moment largon çdo dyshim dhe vulos përcaktimin strategjik të Kosovës për të qenë anëtar i Bashkimit Europian.Ndërsa, kryenegociatorët e BE-së, thanë se kjo marrëveshje është vetëm fillimi i rrugës për në BE.

Ata shtuan se mbesin prioritet që Kosova të jetë efikase në sundimin e ligjit, të ketë administratë funksionale, zgjedhje të lira e demokratike, respektim të drejtave të pakicave e të tjera.

Ndërsa, Vlora Çitaku tha se inicialet për marrëveshjen pritet të vihen gjatë muajve të verës.