Lajme Shqip Friday, 24 July 2015 07:58

Policia e Kosovës sot do ta përkujtojë heroin e Kosovës Enver Zymeri në katër vjetorin e rënies së tij.

Në një njoftim për media, Policia njofton se të premten do të organizojë ceremoni përkujtimore, me rastin epërvjetorit të katërt tërënies së tij.

Sipas njoftimit të Policisë ceremonia përkujtimore do të fillojë nga ora 10 , ku në shenjë nderimi Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë Shpend Maxhuni, do të vendosin kurora me lule tek lapidari i heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë në Prishtinë.

Pas përfundimit të vendosjes së kurorave me lule tek lapidari, do ta vazhdohet drejt vendlindjes së Heroit Zymeri në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku fillimisht do të bëhen homazhe tek varri i tij dhe më pastaj do të vizitohet edhe familja e Heroit.

Polici i njësive special Enver Zymeri u vra me 25 korrik 2011 në pjesën veriore të Kosovës gjatë operacionit të Policisë në kthimin e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31.