Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 10:26

Anëtarësimi i Kosovës në organizatën e UNESCO-së është vendosur që të diskutohet sot pas orës 15:00.

Kështu lajmëron reporteri i KosovaPress, i cili gjendet në Francë dhe po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv.

Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s në Paris do të vendosë për rekomandimin që Kosova të pranohet si anëtare e kësaj organizate.

Këshilli Ekzekutiv ka 58 anëtarë, 32 prej të cilëve janë përfaqësues të vendeve që e kanë njohur Kosovën, dhe rreth njëzet prej tyre e kanë mbështetur kërkesën e Shqipërisë për pranim të Kosovës në UNESCO.

Përdhunuan vajzën 16 vjeçe, dhe gjithë ngjarjen e regjistruan me kamerë GoPro! (Video)

Policia arrestoi pesë meshkuj, katër prej tyre rreth 20 vjeç dhe një tjetër 17, pas këtij incidenti të tmerrshëm.

Të pesë meshkujt u arrestuan për përdhunimin në grup të një vajze 16 vjeçe në një shtëpi në Sidnej të Suedisë, transmeton lajmi.net.

Policia konfiskoi kamerën GoPro, dhe pas shikimit të përmbajtjes konstatoi se bëhej fjalë për sulm seksual.

Policia thotë se në dhomë ishin 8 meshkuj kur vajza u përdhuna. Deri tani është arritur të arrestohen 5 prej tyre.