Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 14:10

Shqiptarët e fshatit Suhodoll, në veri të Mitrovicës, kanë vendosur të largojnë emërtimin rruga/ sheshi ‘UÇK’ në hyrje të këtij fshati, me qëllim të relaksimit të raporteve ndëretnike dhe të krijimit të kushteve normale për qarkullim të automjeteve.

Largimi i këtij emërtimi, që ishte vendosur nga shqiptarët e kësaj pjese më 10 korrik 2014 si kundërpërgjigje ndaj barrikadës mbi urën kryesore të Ibrit nga ana e serbëve, do të bëhet sot rreth orës 14:00.

Pritet po ashtu që para gazetarëve, përveç përfaqësuesve shqiptarë të Suhodollit, të flasë edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.