Lajme Shqip Sunday, 01 November 2015 09:19

Kuvendi i Kosovës për dhjetë muaj nuk ka arritur të miratojë më shumë se 29 ligje, ndërsa sipas planit legjislativ deri në fund të vitit parashihet të miratohen rreth 100.

Pengesë të madhe në miratimin e ligjeve ka shkaktuar bllokimi i punës së Kuvendit nga ana e subjekteve opozitare.

Ndërkohë analistët politikë vlerësojnë se bllokimi i punës së Kuvendit do të ketë pasoja në disa aspekte për Kosovën, duke filluar nga ngecja në planin legjislativ, pastaj në tërheqjen e investitorëve e deri të procesi i liberalizimit të vizave dhe imazhi ndërkombëtar i Kosovës.

Ata thonë se bllokimi i Kuvendit po dëshmon se klasa politike në Kosovë është e brishtë dhe e papërvojë, pasi politikanët po krijojnë kriza, ndërsa nuk po arrijnë të dalin nga to./Zëri