Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 20:13

Bruksel – Parlamenti Europian ka dalë me një deklaratë pas takimit Shqipëri-BE, në Bruksel. Eurodeputetët shprehin shqetësimin për krizen politike në Shqipëri dhe iu bëjnë thirrje palëve që mosmarrëveshjet t’i zgjidhin sipas ligjit.

Deklarata nënvizon se Parlamenti Europian do të qëndrojë neutral për procesin e zgjedhjeve të 8 majit.

Eurodeputetët, gjithashtu, kanë garantuar Shqipërinë për mbështetje dhe asistencë përsa i përket rrugës së integrimit të vendit në Bashkimin Europian.