|
|
e Enjëte, 13 Shtator 2012 16:21 Bruksel – Parlamenti Evropian e mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, por “ka shprehur shqetësim për shkak të jostabilitetit politik, ndjeshmërisë së institucioneve, korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar, pastaj për çështjet e pazgjidhura bilaterale, gjë që e dobëson përparimin e disa vendeve kah anëtarësimi në BE”. 
Kështu konstatohet në Rezolutën për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, të cilën sot e ka miratuar Parlamenti Evropian në Bruksel.
Në rezolutë, mëtutje, përmendet edhe roli i misionit të BE-së në Kosovë, EULEX, me ç’rast theksohet se “pritjet janë që ky mision të jetë në masë të plotë veprues në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun, si dhe ta forcoj luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe luftën kundër krimit të organizuar”.(LajmeShqip.com)