Lajme Shqip Monday, 13 August 2012 21:54

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të hyje i vetëm ne bisedimet me Serbinë. Udhëheqës të kësaj partie kanë thënë për KTV-në se kryministri do t’i bëjë ftesë opozitës për të qenë pjesë e bisedimeve politike me Serbinë.

Kjo parti gjithashtu çështjen e përgjegjësisë së bisedimeve politike do të ja kalojë edhe Kuvendit të Kosovës, i cili do të vendosë së a duhet të zhvillohen apo jo bisedimet politike me Serbinë.

Adem Grabovci nga kjo parti ka thënë që domosdoshmërish është e nevojshme edhe opozita të jetë pjesëmarrëse në bisedimet politike, raporton Koha.

Mirëpo thirrjes së PDK-së, nuk ju ka përgjigjur LDK-ja. Kryetari i kësaj Partie Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja nuk ka asnjë arsye që të ketë bisedime politike me Serbinë dhe ata nuk do të jenë pjesë e këtyre bisedimeve. (LajmeShqip.com)