Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 11:55

Duket se parulla e opozitës në Kuvendin e Kosovës: “Kujdes, zotëri president , prapa jush janë ulur gënjeshtarë të korruptuar”, i ka irrituar disa militantë të partive të tjera politike, saqë janë përkujdesur që t’ua kthejnë porosinë politike menjëherë.

Mesazhi i ri politik që filloi duke qarkulluar tash në rrjete sociale prej militantëve të partive qeveritare është “Kujdes, zotëri president, pas nesh janë ulur gënjeshtarë të korruptuar”.

Në këtë instalacion janë të rrumbullakuar Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj dhe ulësja boshe e deputetit Rexhep Selimi. /Indeksonline