Lajme Shqip Thursday, 30 July 2015 08:42

Ligjëruesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Vigan Qorolli ka vlerësuar se partneriteti i Kosovës me SHBA-të dhe BE-në varet kryekëput nga Gjykata Speciale.

Ai për ‘Epokën e re’ tha se kërkesat e Uashingtonit dhe Brukselit për themelimin e kësaj gjykate janë thirrje për vazhdim të partneritetit.

Qorrolli ka deklaruar se vonesat në themelimin e kësaj gjykate janë të pajustifikueshme.

“Vonesat e mëtejme do ta komplikonin marrëdhënien e Kosovës me aleatët dhe Perëndimin. Mosthemelimi i Gjykatës Speciale do të ketë ndikimin në proceset nëpër të cilat është duke kaluar Kosova”, ka thënë ai.