Lajme Shqip Monday, 07 January 2013 18:41

PRISHTINË – Ministri i Punëve të Jashtme te Shqipërisë, Edmond Panariti në një intervistë dhënë Radio Dukagjinit ka deklaruar se heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së do të ndikonte në tensionimin e gjithë Ballkanit.

“Duhet parë edhe më gjerë, ky është një kontribut shumë negativ i acarimit të situatës dhe krijimit të tensioneve në atë rajon që mund të ketë ndikim në të gjithë Ballkanin”, ka thënë Panariti.

Serbia duhet të jetë e përgjegjshme dhe të mos ndërmerr akte ekstreme siç është heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së. Një gjë e tillë prek ndjenjat dhe cenon të drejtat e shqiptarëve të Luginës, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Panariti. (Dukagjini/B.W/LajmeShqip.com)