Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 15:50

Në Paris ka filluar mbledhja e Këshillit Ekzekutiv në UNESCO ku po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar.

Në mbledhje po merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi.

Sot Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s do të votojë për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës në këtë agjenci. Nëse Kosova arrin që sot të marrë shumicën e votave të Këshillit Ekzekutiv, atëherë në mesin e muajit nëntor do të mund të bëhet anëtare e UNESCO-s, me dy të tretat e votave të 191 anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj agjencie të themeluar nga OKB.