Lajme Shqip Friday, 30 March 2012 10:18

Behgjet Pacolli do të gjendet para dy alternativave, pasi Agjencia Kundër Korrupsionit të konstatojë se ai si zëvendëskryeministër ka firmosur memorandume si përfaqësues i kompanisë “Seagas” – të heqë dorë nga përfaqësimi i kompanisë, apo të heqë dorë ose të shkarkohet nga funksioni që ka në Qeveri.

Ligji ia kërkon këtë.

Një burim brenda Agjencisë i ka thënë gazetës të enjten se ky institucion, pas dyshimit të arsyeshëm për ekzistimin e konfliktit të interesit në këtë rast, do ta njoftojë Pacollin se ka bërë shkelje të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Një procedurë hetimi nuk do të nisë menjëherë. Sipas këtij burimi, do të pritet nëse Pacolli në afat ligjor do të demantojë raportet e “Kohës Ditore” për nënshkrimet që ka dhënë në emër të Qeverisë dhe të firmës “Seagas”./KD