Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 12:38

Dështon edhe sot mbledhja e komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për shkak të kuorumit. Mungonin përfaqësuesit e opozitës, e cila vazhdon të bojkotojë punën e institucioneve të pushtetit.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se do të tentojnë edhe nesër që ta zhvillojnë këtë mbledhje pasi më nuk do të ketë kohë dhe procesi do të kthehet nga fillimi.

Mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese është shtyrë të premten për sot, më 26 tetor, po për mungesë të kurumit, meqë mungonin përfaqësuesit e opozitës.