Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 13:02

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku ka marrë pjesë edhe anëtarja e kryesisë nga ana e opozitës, Aida Dërguti, është vendosur që të hënën të mbahet seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës: Marrëveshja e Stabilizim Asociimit

Aida Dërguti ka thënë se janë dakorduar për seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës, atë për MSA’në, ku ka konfirmuar se edhe opozita do të marrë pjesë për ta ratifikuar këtë marrëveshje.

Seanca është caktuar për në orën 10:00.

Ndërkohë, Dërguti ka theksuar se përsëri do ta bllokojnë seancën e radhës, me pika të tjera të rendit të ditës, e cila është caktuar për të njëjtën ditë; të hënën në orën 13:00.