Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 21:12

Tri partitë opozitare nuk do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit kur do të ratifikohet Marrëveshja për Stabilizim Asociimin, por as nuk do ta bllokojnë atë.

Kështu ka njoftua për Klan Kosovën, Adonis Tahiri, nga Zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje.

Arsye për mospjesëmarrje, sipas tij, është fakti se opozita ka shumë vërejtje për këtë marrëveshje. Por, për shkak të rëndësisë që kanë marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian, “nuk do ta bllokojmë seancën atë ditë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka treguar se të hënën, drejtuesit e grupeve parlamentare të partive opozitare, do të mbajnë konferencë për media ku do t’i japin detajet rreth qëndrimit tonë të përbashkët në lidhje me MSA-në.