Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 10:16

Deputetët e opozitës të cilët po marrin pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të presidentit austriak Heinz Fischer po mbajnë pankarta në duar.

Në njërën nga pankartat e mbajtura nga deputetë të Opozitës janë të shkruara në gjuhën angleze me mbishkrimin “Ndal mohimit të hegjemonizmit serb”.

Ndërkaq në tjetrën shkruan: “Ruajeni shpinën, zotëri President. Gënjeshtarët e korruptuar janë të prapa teje”.