Lajme Shqip Thursday, 01 October 2015 10:38

Deputetë të Opozitës edhe sot gjithashtu kanë bllokuar foltoren e Kuvendit të Kosovës. Aty shihen kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i VV-së, Visar Ymeri, si dhe deputetë tjerë të këtyre dy partive dhe nga Nisma për Kosovën.

Deputetë të Opozitës edhe sot gjithashtu kanë bllokuar foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot është paraparë të vazhdojë seancën plenare, me pikat e papërfunduara nga mbledhja e 17 shtatorit.

Në rend dite të kësaj seance janë shqyrtimet e dyta të projektligjeve për Letërnjoftimin dhe për Treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës.

Gjithashtu sot pritet të bëhet edhe emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas, si dhe i një anëtarit të Komisionit për Kërkesa Pronësore. Në rend dite është edhe formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së nga komuniteti serb.