Lajme Shqip Tuesday, 25 June 2013 08:27

Tiranë – Po vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në bazë të të dhënave të fundit, Partia Socialiste po thellon epërsinë ndaj demokratëve. Sipas ndarjes aktuale të mandateve, koalicioni i majtë ka siguruar shumicë absolute në parlamentin e ardhshëm.

Ndërkohë në daljen e parë publike gjatë së hënës, kreu i socialistëve ,Edi Rama ka thënë se fitorja e Rilindjes do të jetë edhe më e thellë se sa që duket.

Rama i ka dërguar një mesazh edhe rivalit të tij, Berishës, duke i thënë se edhe si i humbur në këto zgjedhje mund të marrë pjesë në fitoren e Shqipërisë.

“I dërgoj nje mesazh kundërshtarit tonë se ka gjithnjë një kohë për të humbur dhe sot eshte koha për ta bërë këtë me nder në nderin e Shqiperisë duke bashkëpunuar në cdo tavolinë numërimi për të garantuar paprekshmërine e votës. Ky proces duhet të vazhdoja pa pengese, të gjithë ata që duhet të numërojnë votat duhet të jenë në lartësinë e kësaj detyre, pavarësisht se kush është humbësi dhe fituesi, Eshtë detyrim i barbartë i të dy palëve që ta nxjerrim Shqipërinë të fituar në këtë proces”, tha Rama.