Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 11:53

Kuvendi nuk ka miratuar propozimin e deputetit Nait Hasani që në letërnjoftim të përfshihet edhe identiteti kombëtar.

Pas votimit të dytë ky nen nuk u miratua.

Pas mos votimit të propozimit të tij Nait Hasani lëshoi sallën e kuvendit, transmeton gazetatribuna.

Propozimin e tij ai e ka arsyetuar me atë se duhet që të dihet kush çfarë kombësie ka.

Kuvendi i Kosovës në seancën plenare, ka miratuar për herë të dytë projektligjin për letërnjoftim dhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta.