Lajme Shqip Saturday, 29 June 2013 11:18

Prishtinë – Ka kaluar pothuajse një vit qëkur shteti turk kërkoi fuqishëm ndryshimin e teksteve shkollore të historisë me arsyetimin se në to ka shprehje fyese në adresë të Perandorisë Osmane që sjellin një gjuhë të urrejtjes. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MASHT), e cila doli publikisht pro kësaj kërkese dhe për ndryshimin e teksteve të historisë, nuk ka ecur shumë me procesin e ndryshimit të teksteve shkollore.

Tekstet me ndryshime nuk do të jenë gati në shtator. Madje, ribotimi i tyre do të bëhet po ashtu sikurse një vit më parë në prag të fillimit të vitit shkollor, me rekomandimet e autorëve të teksteve, siç ndodh zakonisht në këtë proces. Historianët e Kosovës, autorë të teksteve nuk  janë thirrur për të diskutuar rreth këtyre shprehjeve, shkruan Zëri.

Ky proces, sipas njohësve të kësaj fushe dhe asaj të arsimit, po zvarritet me qëllim të mos i mbetet “hatri” Turqisë.