Lajme Shqip Thursday, 30 July 2015 16:52

Gërmimet e nisura në mëngjesin e sotëm në një vend të dyshuar për varrezë masive në Ranillug kanë përfunduar por, pa ndonjë rezultat.

Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur Prenk Gjetaj, ka konfirmuar për KosovaPress se nuk është gjetur asgjë dhe se gërmimet janë zhvilluar pranë një lumi në Ranillug.