Lajme Shqip Tuesday, 28 June 2011 19:58

Izraeli është i gatshëm ta njohë Kosovën vetëm pasi një hap të tillë të kenë marrë Spanja, Greqia dhe Qipro.

Ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Liberman ka mbërritur në Shqipëri për t’u takuar me drejtuesit kryesorë të shtetit dhe e ka nisur me homologun e tij Edmond Haxhinasto.

I pyetur nga gazetarët për njohjen e Kosovës, diplomati izraelit është shprehur konkretisht: “Njohja e Kosovës është çështje sensitive dhe mund të them se mund ta njohim pasi të njihet nga Spanja, Greqia dhe Qipro.

Por, mendoj se problemet mund të zgjidhen në mënyrë paqësore.

Sa i përket zhvillimeve në rajon dy ministrat ndanë mendime të përbashkëta, ndërkohë që Lieberman theksoi se Ballkani tashmë e ka lënë pas të shkuarën dhe është një vend paqeje ndaj për këtë arsye edhe Izraeli do të përpiqet që të ndjekë rrugën e saj.

“Ballkani për ne ishte dikur vendi i konfrontimeve ndërkohë që sot është bërë një vend paqeje dhe unë besoj se edhe Lindja e Mesme si Ballkani do bëhet vend bashkëpunimi.Une besoj fuqimisht se edhe në Lindjen e Mesme të kthehemi kështu”, tha Ministri i Jashtëm i Izraelit.

Kështu Liberman e pranon paqen që mbizotëron në Ballkan, por nga ana tjetër u shpreh së shteti i tij refuzon të njohë shtetin më të ri Kosovën, megjithëse, vendimi për shpalljen e pavarësisë solli paqjen që rajoni përjeton prej 11 vjetësh. Ndër të tjera takimi mes Liberman dhe Haxhinastos  u mbajt në kuadrin e bashkëpunimit ekonomik dhe të energjitikës midis dy vendeve ku theksi u vu në intensfikimin midis dy vendeve, si dhe ngritjes së operatorëve turistikë ndërmjet palëve të cilat do të jenë urat lidhëse të shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet dy vendeve dhe do të rrisin mundësinë e bashkëpunimit.