Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 08:45

Shoferja me inicialet, Sh.D., e cila kishte shkaktuar më 20 shtator aksidentin Te Rrethi, në kryeqytet, ku mbetën të lënduar 11 persona, është dënuar me 1 vit burgim, si dhe dy vjet me kusht.

Ky vendim është konfirmuar për “Kohën Ditore” nga Prokuroria e Shtetit. Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, ka thënë se pas përfundimit të hetimeve prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës Sh. D., shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.