Lajme Shqip e Hënë, 24 Tetor 2011 15:17

Mitrovicë (PLOTËSUAR 15:17) – Pajazit Hasani është personi i arrestuar e më pas i liruar nga Policia e Kosovës, pasi që tentoi heqjen me vetiniciativë të barrikadës te Ura e Ibrit.

Hasani është pronar i kompanisë gurthyese “Kristal”, në Leposaviq.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 14:41) – Policia e Kosovës e ka arrestuar dhe më pas e ka liruar shqiptarin e kompanisë që tentoi privatisht të heq barrikadën mbi Urën e Ibrit.

Bëhet e ditur se atij i janë konfiskuar kamioni dhe eskavatori.

Ndërkohë, kamionët dhe eskavatorët serbë që ngrisin barrikada në veri nuk i konfiskon askush, kurse barrikaduesit dhe grupet kriminale serbe shëtisin të lirë nëpër veri.

****************************

Mitrovicë (14:19 h) – Duket se qytetarët e rëndomtë e kanë humbur durimin me barrikadat.

Një shqiptar, pronar i kompanie private në Mitrovicë, ka vendosur t’i sfidojë institucionet e vendit dhe vetë KFOR-in dhe mekanizmat tjerë kompetentë për zhbllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, ka bërë të ditur një burim i portalit nga veriu i Kosovës.

Ai i ka stacionuar kamionët, eskavatorët dhe makinerinë tjetër të rëndë, të kompanisë së tij te Ura e Ibrit, për nisjen e heqjes së barrikadave.

Burimi bën të ditur se ai sapo ka filluar për të hequr barrikadën mbi Urën e Ibrit, është penguar nga ndërhyrja e Policisë së Kosovës, ndërkohë që pjesëtarët e KFOR-it, aty afër, veç kanë vëzhguar.

Makineria e këtij inicuesi privat vazhdon të qëndrojë te Ura e Ibrit, duke pritur momentin që të nis heqjen e barrikadave. (LajmeShqip.com)