Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 17:36

Tiranë – Fëmijët shqiptarë dhe ata nga Kosova do ta mësojnë gjuhën shqipe përmes teksteve të unifikuara. Pas një takimi sot në Tiranë me homologun e Kosovës, Ramë Buja, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, deklaroi se “janë ngritur grupe pune nga të dyja vendet, të cilët do të hartojnë programe të përbashkëta, duke nisur nga abetarja, për të vazhduar më pas edhe me tekste të tjera”.
Tafaj tha se është rritur numri i studentëve kosovarë që studiojnë në universitetet shqiptare dhe shtoi se të dy vendet po punojnë për lëshimin e diplomave universitare të përbashkëta.
Dy ministrat theksuan nevojën e rritjes së numrit të profesoratit në universitetet e të dyja vendeve për shkak të hendekut që ekziston mes numrit të studentëve gjithnjë në rritje dhe atij të pedagogëve.