Lajme Shqip Wednesday, 22 July 2015 14:17

Sërish rishfaqet Chuck Sudetic, gazetar i llojit të kohës së inkuizicionit, i cili është bashkautor i librit të Carla Del Pontes “La Caccia”, apo përkthyer në gjuhën shqipe ” Përndjekja”, thekson Nimsa për Kosovën në një komunikatë për medie.

Ai e humb durimin dhe shpërthen duke përsëritur akuzat monstruoze të tij dhe të Carla Del Pontes, vazhdon komunikata.

Bashkëkreatori i shpifjeve dhe trillimeve kundër luftës së UÇK-së, është nervozuar tej mase që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk pranuan sajesat e trilluara nga Carla Del Ponte dhe ky dhe refuzuan poshtërimin dhe denigrimin e shtetit të tyre. Pikërisht reagimi në këtë mënyrë i këtij shpifësi duhet të jetë një arsye më shumë që Gjykata Speciale si e tillë, selektive dhe një etnike, kurrsesi të mos kalojë.

Sudetic vazhdon me veset e paraardhësve të tij, ai shkon deri në atë shkallë saqë për të rritur besueshmërinë e sajesave të tij, fsheh prejardhjen e tij serbe.

Fshehja e kriminelëve të vërtetë që kryen krimin e gjenocidit në Kosovë është krim i rëndë. Në këtë kuptim me shkrimin e tij të sotëm Sudetic kthehet në vendin e krimit. Ai nuk e ka hallin te drejtësia, sepse sikur ta kishte këtë hall, në vend se të kritikonte vendimin e Kuvendit të Kosovës për mos votimin e Gjykatës Speciale, ai do ta lavdëronte gatishmërinë e deputetëve të Kosovës për të hetuar dhe gjykuar të gjitha krimet pa dallime etnike që janë kryer në territorin e Kosovës.

Atij i dhemb fakti që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk i thanë JO Drejtësisë, por nuk pranuan që në emër të “drejtësisë” të shkatërrojnë themelet mbi të cilat është ngritur shteti i Kosovës.