Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 14:02

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar sot se pret që vendimi i UNESCO-s për anëtarësimin e Kosovës, të mos jetë i mirë për Serbinë.

“Ndoshta ne mund të ndryshojmë diçka, por sot, me siguri nuk do të jetë mirë”, u ka thënë Nikoliq gazetarëve.

Ai ka shtuar se shteti serb do të vazhdojë që të luftojë kundër anëtarësimit të Kosovës dhe se pret që në Mbledhjen e Përgjithshme në nëntor, Serbia të tentojë që të bindë gjithë botën që të shtyjë marrjen e këtij vendimi deri në vitin 2017.