Lajme Shqip Wednesday, 22 July 2015 14:25

Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina nga nesër do të filloj orarin e reduktimeve të ujit të pijshëm dhe si i tillë, do të zgjasë deri në një vendim tjetër.

Sipas një njoftimi të Kompanisë së Ujësjellësit, ky orar është përpiluar nga Drejtoria Teknike e Ujësjellësit, me miratimin e tij nga Kryeshefi Ekzekutiv, Gjelosh Vataj.

Arsyetimi i kompanisë ishte që për shkak të mungesës dhe keqpërdorimit të ujit, janë të detyruar të aplikojnë reduktimet, në mënyrë që të gjithë qytetarëve t’i ofrohet shërbim i njëjtë.