Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 16:03

Nga 21, sa po kërkohen aktualisht, sot janë arrestuar 11 aktivistë të Lëvizjes Vetëvdnesoje. Që të gjithë akuzohen për pjesëmarrje në dëmtimin e pronës së EULEX-it.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Stacioni Policor Qendra, në kryeqytet, që para gjykatësit të sillet edhe Xhelal Sfeçla, aktualisht drejtor i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës.

Jo zyrtarisht merret vesh se policia e ka kërkuar Sfeçlën në objektin e Komunës, por ai nuk është gjetur aty. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, të siguruar nga KTV-ja, edhe Sfeçla, sikurse të tjerët, akuzohet për veprën penale 320 të Kodit Penal: pjesëmarrje në grup që kryen vepër penale lidhur me aksionin e Vetëvendosjes të vitit 2009, kur ishin rrotulluar 28 automjete të EULEX-it.

Aksioni i Vetëvendosjes ishte kryer në gusht të vitit 2009, ndërsa gjatë proceseve gjyqësore në gjykatë është paraqitur vetëm ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Rron Gjinovci.