Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 19:53

Tiranë - Për shqiptarët e rinj, të cilët jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, në vitin e ri akademik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Shqipërisë ndau kuotë prej 700 vende për regjistrim në vitin e parë në universitetet e vendit.

Numri më i madh i tyre ka të bëjë me studentët e vitit të parë nga rajoni i Malit të Zi dhe Kosova Lindore.

Në vitin akademik 2011/2012 në vitin e parë në Universitetet në Shqipëri të drejtë regjistrimi kanë 23.843 studentë, që është për rreth 10 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Për këto vende, sipas mediave shqiptare, do të konkurrojnë rreth 40 mijë nxënës që e kanë të përfunduar shkollën e mesme.