Lajme Shqip Monday, 15 April 2013 16:01

Mitrovicë – Situata e sigurisë në veri mbetet e paqëndrueshme, vlerësuan të hënën në Komitetin e Sigurisë, përfaqësuesit e strukturave komunale dhe ata të sigurisë në Mitrovicë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, ka thënë se java është karakterizuar me incidente. “Situata është e pandryshueshme, meqë incidentet janë duke vazhduar”, ka thënë Bala.

Lidhur me problemet aktuale që janë duke e sfiduar rendin dhe sigurinë, ai ka pohuar se gjatë vikendit janë parë në Rudare dhe në Zupq persona të uniformuar, duke bërë roje. “Këta persona kanë vendosur kontejnerë dhe kanë bërë roje përgjatë 24 orëve”, ka theksuar Bala.(K.P/LajmeShqip.com)