Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 09:48

Durrës – Policia e Durrësit ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës se nje gruaje, e cila u gjet në një kanal në komunën e Ishmit, 35 km në veri të qytetit bregdetar.
Burime zyrtare nga Policia e  Qarkut bënë të ditur për ATSH-në se, “trupi i pajetë u gjet mbrëmjen e së premtes në një kanal nga fshatarët e zonës dhe më pas u dërgua  në morgun e Spitalit Rajonal të Durrrësit.
Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kufomës,  mësohet se viktima mendohet të jetë e moshës 25- 30 vjeç.