Lajme Shqip Thursday, 01 May 2014 11:30

Në pikën kufitare në Vërmicë, është paraqitur në Polici, deputeti i LDK-së, Naser Osmani. “Rreth orës 06:05 në Pikë Kalimin Kufitar Vërmicë, është paraqitur në Polici personi i kërkuar N. O. I njëjti është shoqëruar nga njësiti policor i Policisë Kufitare për në Drejtorinë Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme”, njofton policia.

Deputeti i LDK-së, Naser Osmani ështi i dyshuar për çështjen e privatizimit të fabrikës “FAN”, në komunën e Podujevës.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, dje ka bërë të ditur se për 11 personat e arrestuar, në cilësinë e personave të dyshuar, është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, djenë orët e hershme të mëngjesit,  ka zhvilluar një operacion të gjerë policor në disa lokacione  të Kosovës.  Operacionit i ka paraprirë një hetim disa mujor lidhur me çështjen e privatizimit të fabrikës “FAN”, në komunën e Podujevës, me ç’rast nga zyrtarë të Agjencionit Kosovare të Privatizimit, anëtarë të Bordit Menaxhues të Agjencionit Kosovar të Privatizimit dhe zyrtarë të Kadastrës në Komunën e Podujevës, në bashkëkryerje nga viti 2006 deri në vitin 2012 dyshohet se kanë kryer veprat penale si:
 
“Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i KPK-së”,
“Mashtrimi në detyrë nga neni 426”
“Legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 403”,
“Mashtrimi nga neni 335”,
“Shkaktim i falimentimit nga neni 286 i KPK-së” dhe,
“Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike nga neni 290 paragrafi 1 pika 1.2. i Kodit Penal të  Republikës së Kosovës”.
 
Me këtë rast në cilësinë e personave të dyshuar janë arrestuar:
·         Sh. Ll.             viti i lindjes 1967,
·         N.  A.              viti i lindjes 1959,
·         A. D.               viti i lindjes 1965,
·         SH.                  viti i lindjes 1963,
·         A.  K.              viti i lindjes 1984,
·         N.  I.                viti i lindjes  1984,
·         K. LL.             viti i lindjes 1975,
·         A.  K.              viti i lindjes 1969,
·         Sh. M.             viti i lindjes 1946,
·         I.   H.               viti i lindjes 1950,
·         T.  S.                viti i lindjes 1953,

Gjatë këtij operacioni policor ka qenë në kërkim edhe i dyshuari  N. O. shtetas i Republikës së Kosovës, por i njëjti nuk është gjetur në lokacionin e kërkuar nga Policia. Me këtë rast është lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda.

Dyshohet se dëmi, shkaktuar buxhetit të Kosovës, lidhur me këtë rast, të jetë disa milionësh.
Gjatë këtij operacioni policor janë bastisur (5) pesë lokacione të ndryshme, ndërsa personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh’, thuhet në komunikatën e policisë.